GAFA/Kancelari i Austrisë pritet me flamurin e Letonisë në Shkup, Zaev i...

GAFA/Kancelari i Austrisë pritet me flamurin e Letonisë në Shkup, Zaev i kërkon falje

121
0
Shares

Një gafë e cila po bëhet virale në rrjetet sociale ka ndodhur në Maqedoni gjatë vizitës zyrtare të kancelarit të Austrisë.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ishte sot për një vizitë zyrtare në Shkup të Maqedonisë dhe mesa duket një detaj kaq i rëndësishëm nuk kishte si të mos u shpëtonte syrit të gazetarëve.

Autoritetet dhe Protokolli kanë ngatërruar flamurin e Austrisë me ato të Letonisë në ceremoninë e pritjes që kryeministri Zoran Zaev kishte organizuar për homologun austriak.

Qeveria maqedonase ka reaguar publikisht për ngjarjen dhe i ka kërkuar falje Vienës për këtë ngatërrese të paqëllimshme.

Ja çfarë thuhet në reagim:

 “Qeveria e Maqedonisë i kërkon falje Republikës së Austrisë për lëshimin e paqëllimshëm protokollar gjatë vizitës së kancelarit Sebastian Kurz në Republikën e Maqedonisë. Lëshimi është bërë nga shërbimi për protokoll në Republikën e Maqedonisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme, ndërkaq deri tek ajo ka ardhur për shkak të ngjashmërisë së madhe në dimensionet dhe ngjyrat e Austrisë dhe Letonisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY