Dështimi i takimit Thaçi-Vuçiç, flasin Thaçi dhe Mogherini: Kur do jetë takimi...

Dështimi i takimit Thaçi-Vuçiç, flasin Thaçi dhe Mogherini: Kur do jetë takimi i radhës

102
0
Shares

Pas dështimit të takimit mes dy presidentëve, Thaçi dhe Vuçiç në Bruskel, shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini në një deklaratë për media tha se vazhdon të ketë vështirësi në dialogun Kosovë-Serbi.

Në mungesë të një takimi me dy liderët, Mogherini tha se zhvilloi takime të ndara me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me atë të Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Ndërkohë në reagimin e tij Thaçi ka thënë se respekton vendimin e Serbisë për të folur vetë me serbët e Kosovës por uron që të ketë në fund një mesazh që nuk cënon sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, nëse do të ketë së shpejti një takim tjetër mes tyre, këtë informacion e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic.

Ajo ka folur pas dështimit të takimit të sotëm ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Në një reagim në llogarinë e saj në Twitter, thuhet se takimi tjetër do të caktohet përafërsisht në fund të muajit shtator.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY