Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në bashkëbisedimin me gazetarët ka folur dhe njëherë i bindur për domosdoshmërinë e nismës së Vetingut të politikanëve për të pastruar vendin nga bandat dhe krimi.
Basha nga selia blu ka thënë se ligji që sapo është dorëzuar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë.
”Ministri i policisë mos ketë lidhje me krimin, kryeministri mos ketë lidhje me krimin. Asgjësimi me snajper i informatorit janë dëshmi e qartë se shteti ka rënë bandat qeverisin. Që kjo situatë të marrë fund nuk mjafton vetëm vettingu i politikanëve por aksion i fuqishëm politik dhe popullor janë të dosmosdoshëm për të fituar mbi krimin”, tha Basha.
Ndërkohë lidhur me deklaratën e sotme të Ramës, i cili deklaroi se ishte pro për vettingun e politikanëve, Basha u shpreh se Ramës i mbetet vetëm mos ta pengojë këtë nismë pasi vetingu për politikanët është i njëjtë si ai i gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“I gatshëm? Ligji është negociuar njëherë se është identik me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është e njëjta gjuhë që është votuar për gjyqtarë dhe prokurorë, nuk ka mbetur asgjë për të negociuar. Kjo ose votohet ose rrëzohet ne e votojmë pro. Opozita ka marrë një vendim në Elbasan.
Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro apo jo, ai ka vetëm një detyrë që të mos e pengojë por ta sjellë në Parlament” ka thënë Basha.
Bashkëbisedim me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.
Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 7 septembre 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/