Rama e përjashtoi nga grupi i PS, reagon deputeti: E prisja, e...

Rama e përjashtoi nga grupi i PS, reagon deputeti: E prisja, e dija që do më përjashtonte…

343
0
Shares

Kryeministri Edi Rama kërkoi përjashtimin e deputetit të Laçit nga grupi parlamentar i partisë socialiste sot gjatë Asamblesë së PS,sepse sipas tij deputeti  kishte kërkuar që të punësonte njerëz të afërt nën drejtimin e policisë së Kurbinit.

Lidhur me këtë, deputeti Gjetan Gjetani ka reaguar duke thënë se e dinte që do ta përjashtonte.

“Një reagim të plotë do e bëj në vazhdim. Për momentin nuk di ç’të them. E prisja. Kam marrë informacione që dje nga brenda partisë që do më përjashtonte”, tha Gjetani për newsbomb.

Kujtojmë se Gjetan Gjetani një ditë më parë në një reagim të tijin, kritikoi policinë dhe direkt Fatmir  Xhafajn për situatën e vrasjeve dhe krimit në zonën e Kurbinit duke bërë dhe thirrje për protesta nëse nuk merreshin masa ndaj kësaj situate.

Mesa duket ky është regulli i kryeministrit Rama, ai i cili flet duhet të largohet për të mos folur më.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY