Pa 16 muajsh hetimesh, në gjyq një mjeke dhe dy infermiere për...

Pa 16 muajsh hetimesh, në gjyq një mjeke dhe dy infermiere për vdekjen e gruas shtatzënë

131
0
Shares

U deshën plot 16 muaj hetime që Prokuroria e Tiranës të dërgonte në gjyq tre persona për vdekjen e nënës shtatzënë Aida Çajka.

Kujtojmë se Aida Çajka në 16 shtator të vitit 2016 vdiq dhe familjarët e saj akuzuan bluzat e bardha se nuk dhanë mjekimin e duhur ndaj saj.

Menjeherë pas kësaj, prokuroria nisi hetimet. Ndërkohë akti i eskpertimit vonoi 6 muaj, ndërsa hetimet plot 16 muaj.

Organi i akuzës ka marrë si të pandehur mjekët e QSUT Besiana Hysi, Olvis Petre e Zamira Hysenaj për ‘mjekim të pakujdesshëm’.

Sipas prokurorisë,  Çajka nuk mori ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe aq më pak sipas protokollit.

Në shtator të vitit 2016, Aida Çajka 35 vjeçe, shkoi per te lindur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, por ndërroi jetë në muajin e 9-të të shtatzënisë së bashku me foshnjën e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY