DETAJE/U shpëtoi plumbave në makinë, autorët kërkonin të grabisnin biznesmenin në Krujë

DETAJE/U shpëtoi plumbave në makinë, autorët kërkonin të grabisnin biznesmenin në Krujë

180
0
Shares

Në orët e para të mëngjesit ditën e djeshme në fshatin Bilaj të Krujës disa persona qëlluan me armë drejt një makine e cila drejtohej nga një shtetas.

Në njoftimin zyrtar policia nuk jepte detaje të tjera, por shkruante vetëm:

Informacion paraprak
Më datë 06.09.2018, rreth orës 01:10, në fshatin Bilaj, Krujë, në breg të lumit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ‘Benz’, i cili drejtohej nga shtetasi B.H.

Nuk ka lëndime në njerëz. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Por kush ishte objektivi i autorëve?

Burimet mediatike kanë mësuar se në fakt qendër e këtij akti ka qenë biznesmeni Bledi Hima, banor i fashatit Bilaj.

Sipas Fax News biznesmeni ishte me një person tjetër në makinë dhe ishin duke udhëtuar kur dy persona me maskë u zënë pritë për ti grabitur. Ata kishin vendosur edhe gurë në rrugë.

Ka qenë biznesmeni i cili i ka dhënë gaz makinës për tu larguar dhe në këtë moment autorët qëlluan me armë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY