EMRAT/Rrëmbejnë 15 vjeçaren nën kërcënimin e armëve, në pranga 3 persona, në...

EMRAT/Rrëmbejnë 15 vjeçaren nën kërcënimin e armëve, në pranga 3 persona, në kërkim dy të tjerë

102
0
Shares

Janë arrestuar tre persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në Bulqizë.

Bëhet fjalë për një situatë të pakëndshme të shënuar në Bulqizë, ku këta persona kanë kanosur shtetasen H.K dhe familjarët e saj.

Mësohet se kërcënimi ka ardhur pasi shtetasit kanë kërkuar të tërhiqet një kallëzim penal për ta nga policia.

Në pranga janë vënë  Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeçdhe Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Ndërkohë u shpallën në kërkim shtetasit: F.T, 30 vjeç, banues në Bulqizë,( i dënuar më pare për Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit dhe E.D, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur për të tërhequr kallzimin nga Policia  shtetasen H.K,  pasi kjo shtetase me datë 05.09.2018, ka bërë kallzim se në orët e mbrëmjes në  banesën e saj kanë ardhur shtetasit F.T, dhe E.D, ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë,  dhe më pas  janë larguar sëbashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe.

Nga deklarimet e shtetases H.K (nëna e saj),  dyshohet se vajza M.K,  ka patur lidhje me shtetasin F.T.

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për gjetjen e vajzës, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY