Ekzekutimi i të riut në Mamurras, flasin familjarët: Si e braktisi shteti...

Ekzekutimi i të riut në Mamurras, flasin familjarët: Si e braktisi shteti Indrit Pepën…

244
0
Shares

Janë mësuar detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur në Mamurras, ku Indrit Pepa u ekzekutua me armë para shtëpisë së tij nga Agron Markola i cili është shpallur në kërkim.

Sipas Fax News, nga kontakti me familjarët është mësuar se viktima Indrit Pepa dhe autori i shpallur në kërkim Agron Markola njiheshin që në fëmijëri me njëri tjetrin, madje Indriti dhe Azis Markola vëllai i autorit të dyshuar kanë qenë shokë.

KONFILKTI I HERSHËM

Gjithçka ka nisur 6 vite më parë në një lokal në Mamurras, moment kur viktima dhe Agron Markola debatojnë me njëri-tjetrin por gjithçka duket se përfundon me aq atë natë pasi Indriti i thotë Agronit që “ne jemi rritur bashkë, kemi veshur rrobat e njëri tjetrit e unë kam në shtëpi fotot tuaja”.

Por pas 3 ditësh Agron Markola dhe Azis Markola e kapin viktimën të cilin e rrahin me qytën e pistoletës duke e lënë në gjendje kome.

Konflikti rindizet një vit më pas, viktima (Indriti) po qëndronte përballë në një berberhane të qytetit me Azis Markolan. Indriti në atë kohë 20 vjeç për t’ju shmangur atij që e kishte lënë të vdekur një vit më parë del nga berberhana dhe shkon gjen nje armë zjarri tip pushkë të modifikuar e kthehet në berberhane me qëllimin për t’i marrë armën Azisit dhe për ta rrahur në mënyrë që të hakmerrej për atë që i kishte bërë një vit më parë.

Në momentin që Indriti futet në berberhane atë e kapin disa qytetarë për ta bllokuar nga frika se do qëllonte, sipas familjarëve pa dashje nga arma shkrepet një plumb i cili e plagos Azisin në të dyja këmbët. Nga ajo kohë familja e të ndjerit ka kërkuar disa herë të pajtohet me të dëmtuarin por pa e arritur qëllimin.

Drama bëhet akoma më e rëndë kur familjarët tregojnë se para 3 vitesh Indriti emigron në Gjermani dhe atje kërkon azil pasi në Shqipëri ndihej i rrezikuar. Atje viktima bëhet edhe baba i një vajze e cila sot është 3 vjece. Por pas 1 vit e gjysëm qëndrim në Gjermani Indriti deportohet nga shteti gjerman me arsyetimin se Shqipëria është vend i sigurt dhe se atij nuk i rrezikohet seriozisht jeta.

Vendimi ishte marrë  bazuar në përgjigjet që shteti shqiptar i ka dërguar shtetit gjerman. Por sesa e sigurtë ishte Shqipëria për Indrit Pepën ajo u pa mëngjesin e 6 shtatorit. Sipas dinamikës së treguar nga familja e tij mësohet viktima po pinte në një lokal së bashku me disa miq të tij.

Rreth orës 04:00 ata dalin nga lokali dhe pasi shoqëron shokët e tij nëpër shtëpite e tyre, Indrit Pepa është nisur për në banesën e tij. Në momentin që ai ka zbritur nga makina për të hyrë në shtëpi ka venë re dy persona dhe menjëhere ka ikur me vrap për t’u larguar, por autorët të cilët sipas familjarëve kanë qenë 2 veta të armatosur i janë vënë pas duke qëlluar në drejtim të tij disa herë, shkruan Faxweb.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY