E premte ‘e nxehtë’, çfarë do diskutojë sot Thaçi me Vuçiçin në...

E premte ‘e nxehtë’, çfarë do diskutojë sot Thaçi me Vuçiçin në Bruksel

88
0
Shares

Ashtu siç pritej, 7 shtatori është dita kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandër Vuçiç do të takohen në Bruksel. Mësohet se takimi do të mbahet në orët e mëngjesit dhe me ndërmjetësimin e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ndonëse ende e paqartë, për mediat është bërë transparente vetëm tema e përgjithshme për të cilën do të flitet.

Referuar Telegrafit, ajo për çka do të flitet dhe diskutohet do të jetë “modalitete rreth arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet të të dyja vendeve”, ndërkohë që nuk do të ketë takim të delegacioneve të nivelit teknik.

Këtë gjë e kishte konfirmuar një ditë më parë dhe zyra e Presidentit në Kosovë.Kreu i delegacionit kosovar për dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se sot nuk ka takim të nivelit teknik, por vetëm të atij politik.

Në lidhje me çështjet që do të diskutohen në Bruksel nuk është e njoftuar opozita e vendit. Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka thënë se disa takime në Bruksel po fshihen nga qytetarët.

Ndërsa Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ditë më parë është shprehur se nga takimi i vështirë pret të arrihet një marrëveshjeje ligjore ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa theksoi se “do të do të mbështesë çdo zgjidhje që nuk çon në krijimin e shteteve njëetnike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY