A përfshihet gjitha Lugina në Kosovë? Kjo është përgjigja e Thacit

A përfshihet gjitha Lugina në Kosovë? Kjo është përgjigja e Thacit

82
0
Shares

“E mbështes fuqishëm kërkesën e Preshevës për bashkimin me Kosovën. Por Kosovës do ti ruhet multietniciteti. Nuk do të ketë ndarje te Kosovës, korrigjim të kufijve. Unë nuk jam ai që jap, unë jam për me marrë”, deklaroi sonte Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci.

Kjo është një marëveshje që nuk do të kalojë pa aprovimin e SHBA dhe BE-së, tha Thaci megjithgëse tha se nuk ka detaje që lidhen me qëndrimet e tyre në lidhje me marrëveshjes e pritshme Kosovë-Serbi.

Thaci tha se projeksioni i marrëveshjes është përfshirja në Kosovë e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës si tërësi. Ai la të kuptohet se nuk është folur qartë për autostradën Nish-Shkup që kalon nëpër këtë zone. Qytetarët në Preshevë dhe Kosovë e kanë kërkuar këtë dhe kjo gjë do të kalojë me vullnet referendar. Thaci tha se nuk ka asgjë për të fshehur.

Në vijim ai tha se nuk ka njeri në Kosovë që nënshkruan marrëveshje pa pëlqimin e SHBA-së. Mundësia për një marrëveshje është minimale por ia vlen të provohet, tha Thaci.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY