Detaje, 42-vjeçari i vrarë në Memaliaj denoncoi parcelat e hashashit 10 ditë...

Detaje, 42-vjeçari i vrarë në Memaliaj denoncoi parcelat e hashashit 10 ditë më parë

182
0
Shares

Alket Muhaj, 43-vjeçari i cili u gjet i vrarë me plumb pas koke ditën e sotme në fshatin Rabie në Memaliaj, dyshohet se ishte punëtor hashashi. Burime për “News24” thotë se ngjarja e rëndë ka lidhje me një parcelë hashashi të zbuluar në 4 shtator në Gllavë, pranë fshatit Rabie.

Dyshohet se 43-vjeçari Muhaj i tregoi policisë për parcelat, dhe ky fakt mund të jetë bërë shkak për vrasjen e tij.

Fillimisht u tha se ngjarja mund të kishte ndodhur pas një konflikti për çështje pronash, pasi viktima ka patur konflikte të hershme që në 2013 me banorët e zonës. Ndërsa një tjetër pistë ishte dhe ajo e hakmarrjes.

Ndërkohë, do të jenë hetimet e policisë ato që do të zbardhin shkakun e vërtetë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY