‘Babai e nxiti të birin të vriste 14 vjeçarin në Mamurras’ zbulohet...

‘Babai e nxiti të birin të vriste 14 vjeçarin në Mamurras’ zbulohet arsyeja pse përfundoi në burg

417
0
Shares

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme tronditi gjithë Mamurrasin, ku një 15 vjeçar vrau me thikë një 14 vjeçar pas një sherri.

Por, ajo çfarë mbas kësaj është akoma dhe më tronditëse. Djalin e ka shtyrë babai i tij të vrasë bashkëmoshatarin e tij.

Sipas burimeve mediatike, një burim i policisë së Laçit tha që Xhevdet Xhecuka, babai i autorit, dyshohet se ka nxitur krimin. Sipas burimeve, ai i ka thënë të birit, merre thikën vrite ose nuk je djalë.

Kjo duhet të faktohet nga prokuroria nëse vërtet babai ka ndërhyrë dhe nxitur këtë krim, por ajo që dihet është se policia bëri arrestimin e tij menjëherë pas mori rrëfimin e djalit që sulmoi me thikë 14-vjeçarin. Nëse akuza vërtetohet, babë e bir do të qëndrojnë në burg.

KONFLIKTI

Fax News shkruan se konflikti ka ndodhur fillimisht mes dy të rinjve, pastaj për të sqaruar ngjarjen dy adoleshentët kanë thirrur prindërit e tyre dhe janë takuar sërish.

Por fatkeqësisht situata ka agravuar dhe ka plasur sherri mes palëve. Mësohet se 15-vjeçari i cili vrau bashkëmoshatarin, goditi më parë babin e viktimës dhe më pas viktimën, 14-vjeçarin me iniciale A.S.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në shtëpinë e agresorit është gjetur municion luftarak që babai i agresorit, Xhevdet Xhecuka e mbante pa leje dhe për këtë është arrestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY