Shkarkimi suprizë, Rama thotë live emrin e zyrtarit të pushuar nga puna

Shkarkimi suprizë, Rama thotë live emrin e zyrtarit të pushuar nga puna

219
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka bërë njoftimin surprizë të cilin askush nuk e priste. Gjatë takimit me koordinatorët e bashkëqeverisjes, Rama ka thënë gjatë trasmetimit live, se ka  shkarkuar Drejtorin e Hipotekës së Fierit.

Kjo lëvizje nga ana e kryeministrit vjen pas denoncimit të një qytetari i cili ishte zvarritur për një kohë të gjatë për disa nga dokumenta lidhur me pronën e tij nga hipoteka e Fierit.

Pasi kryeministri ishte njohur me problemin, njoftoi live se kishte shkarkuar Drejtorin dhe kishte zgjidhur problemin e qytetarit.

Kujtojmë se Drejtori i Hipotekës në Fier ishte Petrit Kanani i cili u vendos  në krye të ZVRPP në 18 janar të këtij viti.

Ja çfarë deklaroi Rama gjatë takimit:

”Po e them këtë meqë u dha rasti i një burri 77-vjec që solli dëshminë se ndryshe nuk do e thoja. Kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore.

Kur pashë raportin e sotëm kam kërkuar shkarkimin dhe hetimin për të gjithë përgjegjësit për këtë lloj zvarritje.

Ky është fakt se platforma jo vetëm zgjidh problemin po na ndez llampat e kuqe për aty ku duhet të ndërhyjmë falë faktit që qytetarët na drejtohen dhe nuk ka nevojë të bëjnë denoncime”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY