Deputeti socialist i shqetësuar për vrasjet në Kurbin: Policia e paaftë, Xhafaj...

Deputeti socialist i shqetësuar për vrasjet në Kurbin: Policia e paaftë, Xhafaj të vijë në interpelancë

161
0
Shares

Dy vrasjet e ndodhura sot dhe dje në Kurbin kanë shqetësuar deputetin e Partisë Socialiste Gjetan Gjetanin.

Gjetani shpreh shqetësim lidhur me pasigurinë që ekziston në Kurbin, veçanërisht pas vrasjes së dy të rinjve.

Sipas deputetit, kjo situatë tregon se policia është hallkë shtetërore shumë e paaftë dhe se në këtë instituciojnë shërbejnë drejtues të korruptuar dhe ordinerë.

Ai flet dhe për disa ankesa që qytetarët i kanë drejtuar për të cilat thotë se do ti bëjë publike në parlament.

Deputeti thotë se do të dalë i pari në protestë, duke shkuar kështu në kundërshtim me kryeministrin dhe ministrin Xhafaj, të cilët flasin me qetësi dhe publikojnë shifra që tregojnë për uljen e kriminalitetit në vend sipas tyre.

Kutojmë se në Kurbin u shënuan dy viktima, të dy të rinj, një djalë 14-vjeçar i vrarë me thikë, dhe sot 27 vjeçari Indrit Pupa, i cili u vra me breshëri kallashnikovi.

Ja reagimi i plotë i deputetit socialist:

Ngjarjet e fundit te ndodhura ne Kurbin, me kane shqetesuar shume. Duke bere qe, ne Kurbin, te mos ndihemi te sigurte. Eksploziv, kercenim me arme dhe vrasjen e dy te rinjeve, tregon qe, policia eshte hallke shteterore shume e paafte. Kjo tregon , se ne Kurbin, kane sjelle oficere dhe drejtues policie te paafte te korroptuar dhe ordinere. 

Si deputet i kesaj zone, kam pas ankesa te shumte nga qytetaret te cilat do ti bej publike ne parlament. Brenda muajit Shtator do kerkoj interpelance me ministrin e brendshem, dhe nqs nuk do te marre masa per pastrimin e Komisaritit te plolicise Kurbin, une i pari do ngrihem ne proteste, duke kerkuar mbeshtetjen e gjithe qytetareve te Kurbinit pa marre parasysh ngjyrat politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY