Dosja ‘Habilaj’, zgjatet hetimi për ish-zyrtarët e policisë të shpallur në...

Dosja ‘Habilaj’, zgjatet hetimi për ish-zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim

108
0
Shares
Në foto Jaerd Cela

Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se vendosur të zgjasë afatet e hetimit për ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës të cilët akuzohen për përfshirje në grupin kriminal ‘Habilaj’.

Sipas BallkanWeb, mësohet se afati është zgjatur me 3 muaj. Kujtojmë se Jaerd Cela, ish kreu i policisë së Vlorës dhe Gjergj Kohilan, janë të dy në arrati dhe janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu, për të dy ish-zyrtarët po hetohet pasi akuzohen se janë pjesë e të njëjtës çështje me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Zgjatja e hetimeve është lënë deri në 20 nëntor 2018.

Hetimi ndaj ish – ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duket se do zgjasë edhe pas muajit Tetor, kohë kur përfundon afati i hetimit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të kërkojë për herë të dytë kohë për të mbledhur prova kundër tij. Megjithate muaji Shtator pritet të jetë deçiziv për fatin e hetimit. Prokurorët e çështjes kanë dalë në punë edhe në Gusht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY