Platforma e opozitës për çlirimin e qeverisë nga krimi, Basha shpall 4...

Platforma e opozitës për çlirimin e qeverisë nga krimi, Basha shpall 4 objektivat kryesorë

95
0
Shares

Mbledhja e dytë e opozitës, kësaj radhe në qytetin e Elbasanit, shërbeu dhe për të njohur disa nga pikat e platformës që opozita prej ditësh njofton se do t’i bëjë publike.

Kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi se platforma do jetë më 4 pika dhe së shpejti do të jetë publike. Sipas Bashës,  vendimi  ka qene fokusimi tek njerëzit.

Po shkëputim një pjesë të deklaratës së tij ku parashtrohen 4 pikat:

Vendimi ynë është ti japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në radhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur.

Në këtë mënyrë u kthejmë qytetarëve, mundësinë për të vendosur për fatin e tyre, mundësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme duke ju ofruar një platformë dhe një plan pune që çliron ekonominë nga oligarkët, nga monopolet, nga tenderat korruptivë, nga lejet abuzive.

Nga shtypja e të drejtit, e të voglit, të zakonshmit dhe favorizimi I të mëdhenjve që nuk ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja dhe grabitja që bëjnë duke nisur nga paradhoma e Edi Ramës.

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.

2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin

3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin

4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY