Mes të arrestuarëve ish-kampioni i boksit, objektivi i vërtetë i atentatit në...

Mes të arrestuarëve ish-kampioni i boksit, objektivi i vërtetë i atentatit në Shkodër

193
0
Shares

Mes të arrestuarëve në Shkodër, gjatë aksionit të policisë dhe forcave RENEA është dhe një dhe ish-kampion i boksit Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër.

Por emri i tij u përmend dhe mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit  Repolitix të drejtuar nga Denis Minga gazetari i Report Tv, në të cilën Artan Hoxha deklaroi se Arjan Ferracaku që mbeti viktimë nuk ishte objektivi i vërtetë i atentatit.

Hoxha u shpreh se objektivi i vërtetë i autorëve ishte Astmer Bilali, boksier dhe personazh i njohur në kryeqendrën e veriut. Sipas gazetarit investigativ, autorët ngatërruan shënjestrën, pasi Ferracaku dhe Bilali ngjajnë shumë.

Pra Bilali është një personazh i njohur në qytetin e Shkodrës, teksa është arrestua dhe për armëmbajtje pa leje në vitin 2014, dhe më pas është lënë sërish i lirë.

Po ashtu një tjetër emër i njohur është ai i Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër, i cili në mandatin e kaluar ka qenë këshilltar bashkie I PBDNJ-së, dhe ka qenë shumë aktiv veçanërisht në çështjet e sportit.

Ndërsa dy personat e tjerë të arrestuar janë  Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër; Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY