Ditën e djeshme trajneri italian i kombëtares shqiptare të futbollit Cristian Panucci paditi ish-Presidentin Bujar Nishani duke kërkuar rreth 100 mijë euro shpërblim.
Mësohet se padia ka të bëjë me një status në rrjetet sociale të Nishanit pas ndeshjes me Kosovën. Nishani e quajti në atë kohë Panuccin, “sharlatan që shkatërron edhe atë që është ngritur”.
Pas padisë, i kontaktuar nga gazeta Panorama, Bujar Nishani ka reaguar. Ai dha një përgjigje formale, por me mesazh të qartë për Panuçin: “Nuk e kam lexuar padinë dhe nuk më thotë gjë njoftimi që është publikuar në media. Megjithatë, unë do ta ndjek padinë dhe procesin gjyqësor”, deklaroi ish-kreu i shtetit për gazetën.
Kujtojmë që një pjesë e mirë e futbollistëve të Kombëtares shqiptare që drejton sot Panuçi kanë firmën e Bujar Nishanit në dekretin për pajisjen me pasaportë për të mos lejuar zvarritjet burokratike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/