VIDEO/Basha nga Elbasani flet me emra konkretë: Këta 3 persona e drejtojnë...

VIDEO/Basha nga Elbasani flet me emra konkretë: Këta 3 persona e drejtojnë krimin në qytet

135
0
Shares

Opozita bojkotoi seancën e sotme plenare për tu zhvendosur në Elbasan për një mbledhje të jashtëzakonshme.

Në fjalën e tij, Lulzim Basha u ndal tek krimi që ka përfshirë këtë qytet duke përmendur dhe folur me emra konkretë.

Sipas Bashës, krimi në këtë qytet drejtohet nga tre persona, Qazim Sejdini, kryebashkiaku aktual, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla dhe nga bandat e Çelës dhe Sanxhaktarët.

“Tregojnë se marrëdhënia e Ramës me kriminelët kanë evoluar. Pra, kemi një kryeministër kukull në duart e krimit. Vetëm pas denoncimit të opozitës zbarkuan forca e policisë, vetëm disa orë pas mesazheve tona, por rezultati ishte zero”,është shprehur Basha.

Nga ana tjetër, kreu i PD ka përmendur dhe dy vrasjet të ndodhura brenda disa orës në Mamurras, duke u shprehur se masat që qeveria dhe policia janë duke ndërmarrë nuk po nxjerrin asgjë në dritë.

Basha ka përmendur dhe vëllain e Edi Ramës, Olsi Rama duke zbuluar se ai është i përfshirë në rastin e trafikut dhe përpunimit të kokainës në Xibrakë. Sipas kreut të opozitës, kjo nuk bëhet me dije për shkak se çdo provë dhe fakt është marrë dhe fshehur nga Saimir Tahiri dhe tani nga Fatmir Xhafaj dhe kreu i policisë, Ardi Veliu.

Në takimin e jashtëzakonshëm të opozitës parlamentare në Elbasan kundër krimit me mbështetje qeveritare.

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 6 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY