Një tjetër vrasje në Mamurras, qëllohet për vdekje 27 vjeçari, babai i...

Një tjetër vrasje në Mamurras, qëllohet për vdekje 27 vjeçari, babai i një fëmije

237
0
Shares
Në foto Viktima

Plagosja me armë zjarri i mori jetën një të riu nga Mamurrasi. Kjo është vrasja e dytë që ndodh në më pak se 24 orë në Mamurras.

Mësohet se gjatë orëve të para të ditës së sotme, është qëlluar për vdekje i riu Indrit Pepa, 27 vjeç, babai i një fëmije. Indriti ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Burimet bëjnë me dije se i riu është qëlluar me kallashnikov dhe dyshohet se ka patur konflikte me disa persona.

Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

Kujtojmë që dje, po në Mamurras, një fëmijë 13 vjeç u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pas një sherri mes tyre.

Njoftimi i plotë i policisë për vrasjen e 27 vjeçarit

Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në  Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka  ndërruar jetë. 

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij. 

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY