Horoskopi, 6 shtator 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 6 shtator 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

183
0
Shares

Dashi

Mundohuni që të mos përfshiheni në projekte ose diskutime që nuk ju përkasin, për shkak se tashmë nuk mund ti lejoni vetes të humbni kohë. Bashkëpunime të reja mund t’iu çojnë në suksesin që kërkoni. Në dashuri këshillohet që të jeni më të mirëkuptueshëm.

Demi

Ky është një moment shumë i mirë për të riparë me detaje një projekt afatgjatë dhe për të bërë ndryshimet lidhur me gjërat që nuk ju bindin. Këshillohet që gjatë kësaj dite të jeni më të vendosur. Mjaft të favorizuara janë edhe takimet.

Binjakët

Mundohuni që të mos përuleni në vendin e punës, pasi ndonëse mund të tregoni kapacitetin tuaj, rrezikoni që të ngjallni xhelozinë e të tjerëve. Këshillohet që të ndiqni sugjerime më të vlefshme të bashkëpunëtorëve tuaj. Në mbrëmje duhet të jeni më romantik, ku arratisje të vogla janë mjaft të favorshme.

Gaforrja

Kjo e enjte do ju gjejë tejet emotiv dhe dukshëm të pavendosur. Nëse disa nga planet tuaja nuk po ecin siç duhet, mundohuni që të ruani nervat e qeta.

Luani

Mos u tregoni shumë autoritar dhe të ngurtë në vendin e punës, pasi nëse do të tregoheni shumë të ftohtë apo të padisponueshëm rrezikoni që të tensiononi situatën. Disa kundërshti në dashuri, duhen zgjidhur sa më parë të jetë e mundur.

Virgjëresha

Kjo është periudha ideale për të çuar përpara transformime dhe ndryshime të rëndësishme për karrierën tuaj aktuale. Horoskopi i këtij 6 shtatori ju gjen të mbushur me energji dhe dëshirë për të vepruar. Këshillohet vetëm që të tregoheni më aktiv në dashuri, në mënyrë që të hidhni baza të forta për të ardhmen në çift.

Peshorja

Mundohuni që të ndiqni gjithmonë intuitën tuaj, në mënyrë që të vlerësoni më mirë strategji alternative, për të arritur një objektiv që i keni vendosur vetes. Përgjigje të mira në dashuri do ju bëjnë tejet euforik.

Akrepi

Kjo e enjte hap një fundjavë tejet interesante gjatë së cilës këshillohet që të reflektoni më shumë lidhur me të kaluarën dhe të arrini të bëni disa zgjedhje strategjike me më shumë kujdes. Në dashuri do të viheni në provë.

Shigjetari

Kjo është një ditë e cila do ju gjejë mjaft të irrituar në vendin e punës dhe kjo për shkak të disa debateve me kolegë kokëfortë. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos merrni vendime të nxituara. Dashuria është në përmirësim të ndjeshëm.

Bricjapi

Të gjitha sforcimet që keni bërë gjatë javëve të fundit do të shpërblehen. Janë ditë të cilat ju shohin më të qetë dhe pozitiv dhe kjo në sajë të pranisë së një personi të besuar, i cili do ju mbështesë dhe do ju bëjë të ndjeni se ju duan.

Ujori

Mundohuni të lini mënjanë gjithë atë konfuzion i cili gjatë muajve të fundit ju ka shpërqendruar. Në vendin e punës do të ketë negociata në zhvillim të cilat duhet të trajtohen me kujdesin maksimal. Kjo e enjte është dita e duhur për të mbyllur gjithë ato histori që nuk vlejnë më.

Peshqit

Qielli do të jetë i turbullt për gjithë ata që kanë dëshirë që të rindezin dashurinë dhe pasionin. Sharmi juaj do të jetë maksimal dhe për këtë arsye do të rezultoni të parezistueshëm. Arritje të mëdha janë fare pranë, por mundohuni që të mos lini shumë pas dore projektet e reja për të cilat po punoni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY