Vrasja e biznesmenit në Shkodër, Artan Hoxha: Autorët u ngatërruan, ja kush...

Vrasja e biznesmenit në Shkodër, Artan Hoxha: Autorët u ngatërruan, ja kush ishte objektivi (FOTO&EMRI)

337
0
Shares

REPORT TV zbardh detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Arjan Ferracaku në datë 1 shtator në periferi të qytetit verior. Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix të drejtuar nga Denis Minga  gazetari i Report Tv, Artan Hoxha deklaroi se Arjan Ferracaku që mbeti viktimë nuk ishte objektivi i vërtetë i atentatit.

Hoxha u shpreh se objektivi i vërtetë i autorëve ishte Asmer Bilali, boksier dhe personazh i njohur në kryeqendrën e veriut. Sipas gazetarit investigativ, autorët ngatërruan shënjestrën, pasi Ferracaku dhe Bilali ngjajnë shumë.

Gazetari Hoxha gjatë emisionit mbrëmjen e sotme në Report Tv publikoi edhe një foto ekskluzive të Ferracakut dhe Bilalit duke kalëruar. Sikur duket nga fotoja, Ferracaku dhe Bilali ngjajnë shumë, të dy të veshur si kaubojsa  me kapele tipike, po ashtu edhe rrobat, thuajse njëlloj.

Ndryshimi i vetëm është se kali i Bilalit është i zi, racë arabe, ndërsa i viktimës kafe e errët, por pjesën e kokës e kanë njëlloj. Një ngjashmëri e tillë thuajse në gjithçka ngatërroi autorët në shënjestër. Por në momentin e vrasjes, Ferracaku nuk ka qenë me Bilalin, por me dy persona të tjerë.

Në gusht kemi theksuar që ekuilibrat në Shkodër janë prishur, janë shumë të vështira për t’u kontrolluar. Ngjarja e fundit ishte vrasja e Ferracakut, që nuk ka asnjë precedent. Ishte një personazh që nuk kishte asnjë ngarkesë. Sepse në Shkodër kemi të bëjmë me grupe që nuk kanë dalë sot, që kanë qenë aty në mënyrë permanente. Atje nuk ka as PS, as PD, njëri nga ata është kryetar partie, ka qenë me të majtën është me të djathtën tani.

Ata po të gjetën gardhin hyjnë brenda. Nuk ka nevojë Shkodra të bëjmë politikë me krimin. Krimi nuk luftohet me konferenca. Vrasja e Arjanit krijoi një irritim të madh për atë që ai përfaqësonte. Ishte duke bërë hipizëm në periferi të Shkodrës me dy të afërt të vet, në distancë 100-200 metra ishin turistë nga Kosova. Në momentin që Ferracaku me dy të tjerët mbi kalë, vijnë breshëritë e kallashit, fillimisht ka goditur në kofshë Ferracakun dhe kalin.

Më vonë autorët janë afruar dhe kanë goditur sërish, viktima është goditur me numër të madh predhash, është goditur nga dy, kanë qenë tre persona. Janë gjetur tre vendndodhje gëzhojash. Viktima është qëlluar në distancë të afërt, me pistoletë në kokë dhe në gjoks, ka shumë ngjarje në Shkodër që janë kryer në këtë mënyrë. Zakonisht kjo bëhet për tú siguruar. ai është goditur shumë në kokë. Ishte mbi kalë i veshur. Fakti që është goditur nga afërt, ai ka qenë i mbaruar. Nëse i shikoni dy persona që janë miq.

Personi në djathtë është djali i pronarit që ka kuajt, Asmer Bilali. Ai është ish-kampion boksi, është emër i njohur për boksin. Dyshohet se objektivi ishte ky person. Po i shikoni të dy kuajt. Është marrë celulari i viktimës dhe portofoli që të dukej si grabitje. Dy nga tre autorët janë të gjatë, ishin pa maska. Dëshmitarët kanë pasur frikë që të flasin, pasi dëshmitarët kanë pasur shumë frikë. Njëri nga dëshmitarët i ka njohur autorët.  Vrasjet e Bërcanës, Licit, zhdukja e nipit me dajën Mollës e Hysës dhe ngjarja e 1 shtatorit kanë lidhje./Artan Hoxha

Për të hedhur më shumë dritë mbi atë që po ndodh në Shkodër, sonte në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv janë të ftuar gazetari investigativ Artan Hoxha, Ferdinand Dervishi, Mit’hat Havari dhe Asllan Dogjani ish drejtues policie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY