FOTO & EMRA/ Tentuan të kalojnë 40 mijë paund të fshehura pas...

FOTO & EMRA/ Tentuan të kalojnë 40 mijë paund të fshehura pas trupit, dënohet shqiptarja me djalin në Britani

105
0
Shares

Një Gjykatë ka dënuar me burg një shqiptare dhe djalin e saj, pasi janë kapur në tentativë për të kaluar jashtë vendit 40 mijë paund.

Gjykata në qytetin e Doverit të Anglisë dënoi me tre vite burg Suzana Sokolin 57 vjec si dhe me 3 vite e gjysmë burg për djalin e saj Xhino Mata 24 vjeç.

Sipas trupës gjykuese, nënë e bir janë shpallur fajtorë për për tentativën e nxjerrjes së sasive të mëdha të parave jashtë Anglisë.

Ata u arrestuan në 5 prill në portin e Doverit teksa udhëtonin me një makinë tip “Volkswagen Golf”. Pas kontrollit të policisë, shqiptares iu gjetën të fshehura ën dy palë çorape dhe të lidhura pas trupit 40 mijë paund.

Sipas mediave vendase, shqiptarët nuk i kanë justifikuar burimin e parave dhe dyshohet se janë përfituar nga kriminaliteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY