Liga e Kombeve, kombëtarja e Izraelit zbret në Tiranë

Liga e Kombeve, kombëtarja e Izraelit zbret në Tiranë

121
0
Shares

Në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve përballë Shqipërisë, kombëtarja e Izraelit ka zbarkuar pasditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”.

Avioni i delegacionit izraelit është pritur nën masa të rrepta sigurie. Kjo është hera e dytë që përfaqësuesja e drejtuar nga Alon Hazan vjen në Shqipëri. Hera e parë që Izraeli vizitoi Shqipërinë ishte në nëntorin e vitit 2016, ku atëherë luante për kualifikueset e Kupës së Botës, Rusi 2018. Atë kohë ishin ata që fituan me shifrat e thella 3-0, ndërsa reagimi i kuqezinjve erdhi në qershor të 2017-ës, ku ekipi i drejtuar nga Gianni De Biassi fitoi me të njëjtat shifrat 3-0.

Dueli mes tyre pritet të jetë i një niveli vështirësie të lartë, një gjë të cilën e ka paralajmëruar Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili i ka bërë thirrje qytetarëve amerikan të shmangin lëvizjet pranë stadiumit.

Kjo ndeshje do të luhet pa praninë e forcave të sigurisë në pjesën e brendshme të stadiumit, por duhet thënë se jashtë tij do të qëndrojnë plot 1500 forca policore të gatshme për të ndërhyrë në çdo rast. Por ajo që bie akoma edhe më shumë në sy, është edhe mungesa e tifozëve të cilët deri më tani mund të jenë deri në 2000 të tillë që do të thotë se do të sjellin angazhimin e rreth 300 stjuard.

Përballja mes Shqipërisë dhe Izraelit është programuar për tu luajtur të premten e 7 shtatorit në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 20:45./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY