Betonizimi në zonën e Liqenit, PD ka 5 pyetje për Veliajn

Betonizimi në zonën e Liqenit, PD ka 5 pyetje për Veliajn

100
0
Shares

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa ka vazhduar me akuzat ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një dalje për mediat nga selia blu, ajo tha se me lejet e dhëna po betonizon Tiranën.

Deklarat e Zhupes:

Veliaj  që del përditë në tv, për çdo tematikë, nuk del të japë përgjigje për betonizimin e Parkut. Sfida ishte publike, por, mesa duket, e ka të pamundur të mbulojë me gënjeshtra faktet dhe dokumentat për planin e pasurimit të tij dhe të mafias së ndertimit dhe shkatërrimit të Tiranës.

Qytetarët kane të drejtë të dinë përpara zgjedhjeve, se çfarë planifikohet për tokën e tyre publike, për shëndetin e tyre, për gjelbërimin e vetëm që i ka mbetur Tiranës.

· Pse Veliaj nuk merr përsipër përgjegjësitë për planin për betonizimin e Parkut?

· Pse hesht Veliaj para qytetareve që duan të dinë fatin e mushkërive të vetme të qytetit?

· Cilit oligark ia ka premtuar Veliaj ndërtimin e kullave në Parkun e Liqenit artificial?

· Sa para të pista do të pastrohen nga ndërtimi në tokën publike në një zone që duhet të ishte e mbrojtur?

· Cilat janë interesat dhe fitimet e tij dhe të shefit të tij në këtë aferë betonizimi të Parkut?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY