Klodiana Lala flet për sulmin ndaj banesës së saj:Kush ndodhej në shtëpi...

Klodiana Lala flet për sulmin ndaj banesës së saj:Kush ndodhej në shtëpi dhe dyshimet për autorët

123
0
Shares

Rreth 6 ditë pas sulmit me armë zjarri në banesën e prindërve të saj, gazetarja Klodiana Lala ka treguar ngjarjen e rëndë në rubrikën “Opinion” në “Neëw24”. Lala ka treguar e përlotur si ndodhi ngjarja dhe si u sinjalizua. Gazetarja u shpreh se dyshon se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës dhe se nuk frikësohet, pavarësisht se është tronditur.

Si u sinjalizove sepse nuk ishe në banesë?

Atë ditë nuk isha në banesë. Në banesë ishin dy prindërit e mi, dy vajzat e mija të mitura, më e madhja është 6 vjeç, vëllai im dhe një çift bashkëshortesh që janë miqtë tanë. Në mëngjes më telefonon vëllai dhe me thotë të hap Ëahtsup se më kishte sjellë një foto. U trondita kur pashë plumbat në muret e shtëpisë. Pyetja e parë ishte për vajzat dhe për të gjithë të afërmit. Më pas telefonova drejtorin e policisë së Tiranës të cilët zbarkuan në shtëpinë time. Unë u kam bërë të ditur se nuk do publikoj lajm pa hetuar policia. Unë dhe familjarët e mi nuk kemi asnjë konflikt dhe jemi të hapur për të hetuar institucionet. Unë jam e tronditur, por si gazetare nuk jam e frikësuar. Jam përpjekur me të gjitha forcat që të kryej detyrën time mirë. Kam dyshime që ky sulm lidhjet me punën time, por unë do i jap kohën e nevojshme institucioneve. Unë i kam adresuar dyshimet e mija dhe është detyrë e institucioneve të zbardhin ngjarjen. Unë kam dalë dje live dhe sot i them opinionit publik se unë jam këtu, do jetoj këtu sepse është një vend që unë e dua.

Deri tani besoni se është një kërcënim për çështje të punës?

Para dy vitesh mua më është adresuar një tjetër kërcënim. Më erdhi një letër anonime në Neës24. Unë u kërkova drejtuesve të televizionit që të mos bëhej publike kërcënimi im.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY