Biseda e një nëne nga tarraca e hotelit për zgjedhjet, akademiku: Mezi...

Biseda e një nëne nga tarraca e hotelit për zgjedhjet, akademiku: Mezi pret ta shesë votën…

114
0
Shares

Akademiku Artan Fuga, në një postim në rrjetet sociale ka bërë publike një bisedë të një gruaje të moshuar me një vajzë të cilën ai e ka dëgjuar rastësisht.

Kjo bisedë e ka bërë akademikun që ky i fundit të konkludojë se shqiptarët mezi i presin zgjedhjet.

Në një shkrim të titulluar ‘Ana e fshehur e votës’, Fuga shkruan se njerëzit interesohen për zgjedhjet në prag të tyre, se po të shkëmbejnë votën mund të zgjidhin shumë halle.

“Vota te ne, për popullin është si letër me vlerë me të cilën mund të “blesh” ca shërbime e ndonjë të drejtë të vogël që ne fakt të takon, por nuk ta japin”, shkruan Fuga.

 Shkrimi i plotë:

Ana e fshehur e votes.

Jam ulur ne nje tarrace hoteli buze detit.

Degjoj nje none qe pyet nje goce te re pas nje muhabeti per dike qe nuk iu paguan qirane e shtepise. Kur behen zgjedhjet?

Heq syte nga libri dhe e shoh. Cne kjo me zgjedhjet?

E nejse.

Pas pak: Kur behen zgjedhjet?

E cfare me gjeti? Nuk me le te punoj.

Njerezit mezi i presin zgjedhjet lokale ose te pergjithshme.

Mos i nenvleftesoni.

Popull i zgjuar.

As i ha barku per partite, politiken, idete, reformat absurde, e budalliqe te ketilla.

Nuk genjehet shqiptari me libra, me ide, me perralla.

Te gjitha i duken njesoj pasi eshte zhgenjyer disa here.

Duhet shume pune t’ i mbushesh mendjen se je ndryshe.

E perse duhet te te besoje? Mos ke yll ne balle?

Jo ore jo.

Mezi i pret sepse atehere i rregullon hallet e veta mesa mundet. Tund voten per te zgjidh hallin e ndonje catie te prishur, te ndonje punesimi, te ndonje rruge me pak asfalt, te ndonje ndihme sociale e keshtu me radhe.

Hallet e vogla te medha te jetes te perditshme.

Kjo ka edhe te keqen e vet. Te pushtetshmit i degjojne hallet vetem ne fushata elektorale. Me keq, shume prej tyre nuk i zgjidhin me pare sepse pastaj si do ta shkembejne mallin: me jep voten te zgjidh hallin. Me keq, ca u krijojne halle njerezve qe te kene me cfare tu marrin votat.

Mezi pret ta shesi voten.

Vota te ne per popullin eshte si leter me vlere me te cilen mund te “blesh” ca sherbime e ndonje te drejte te vogel qe.ne fakt te takon, por nuk ta japin.

Vota eshte si indulgjencat e kishes ne mesjete.

Eshte i zgjuar populli. Budalla eshte ai qe kujton se populli i zgjuar eshte budalla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY