Zbulohet identiteti i personit që u plagos me armë zjarri në Lezhë,...

Zbulohet identiteti i personit që u plagos me armë zjarri në Lezhë, në kërkim dy persona

105
0
Shares

Është mësuar identiteti i personit të plagosur me armë në Lezhë, ngjarje e ndodhur para pak minutash.

Nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar me armë në drejtim të Martin Dodës, 24 vjeç.

Policia thotë se ka bërë identifikimin e autorëve dhe është vënë në ndjekje të tyre. Dyshohet se janë dy autorë me iniciale P.LL.dhe Z. B të dy  banorë në zonën e Tales.

Ngjarja ndodhi  rreth orës 13:30, në vendin e quajtur ” Ura e Prekanit” në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tales, ku është plagosur me armë zjarri 24 vjecari, banues në Tale, i cili është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY