Opozita bojkoton seancën parlamentare të së enjtes, ja në cilin qytet do...

Opozita bojkoton seancën parlamentare të së enjtes, ja në cilin qytet do të mblidhen

107
0
Shares

Edhe në seancën parlamentare që pritet të mbahet ditën e nëserme, opozita nuk do të marrë pjesë. Opozita do të vazhdojë marrëdhëniet e kushtëzuar me parlamentin.

Mësohet se opozita do të zhvendoset në Elbasan në shenjë proteste për situatën e krijuar nga krimi.

Nga burimet mësohet se opozitarët denoncojnë lidhjet e mazhorancës me krimin.

Kujtojmë që ditën e hënë, në ditën e parë të seancës parlamentare, opozita njoftoi për mbledhjen e jashtëzakonshme në Shkodër, nga ku Basha dhe aleatët e tij paralajmëruan për masa radikale ndaj qeverisë, ku u tregua i vendosur të rrëzojë qeverinë dhe ftoi qytetarët që t’i përgjigjen thirrjes për aksion radikal politik.

Kreu i opozitës siguroi shkodranët për solidaritet dhe mbështetje në kushtet kur qyteti ëhstë përfshirë nga vrasje dhe pengmarrje javët e fundit, ndërsa kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të minsitrit Xhafaj dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY