Analisti pro ndryshimit të kufijve të Kosovës: Ka ardhur koha të flasim...

Analisti pro ndryshimit të kufijve të Kosovës: Ka ardhur koha të flasim për bashkimin…

130
0
Shares

Ndërkohë që pjesa më e madhe e kundërshtojnë korrigjimin e kufijve të Kosovës dhe hedhin poshtë çdo pretendim, analisti Baton Haxhiu mendon se në fakt  zgjidhja më e mirë për Kosovën është bashkimi me Shqipërinë.

Duke iu referuar komentit të tij në ‘Panorama’, Haxhiu thotë se për sa kohë Serbia është shprehur hapur për bashkim të saj me Republikën Serbska të Bosnjës, edhe Kosova nuk ka pse e fsheh këtë ambicie dhe ky është momenti kur është hapur diskutimi për korrigjimin e kufijve.

Po shkëputim dy nga deklaratat kryesore të tij

KUNDËRSHTARËT

Ka dy gjasa që të ndodhin: Një konferencë ndërkombëtare që përcakton kufirin, ose fundin e armiqësisë shqiptaro-serbe, që përfundon me njohjen e Kosovës, futjen në OKB; dhe zgjidhja tjetër, është shumë e paqartë, autonomi serbëve të veriut, por kjo do të krijojë një statusquo armiqësie të pafund mes shqiptarëve dhe serbëve, ndërsa nuk do të shuhet asnjëherë tensioni i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Shqipëri. Unë nuk e vras mendjen se çfarë do të bëhet me Ukrainën, me Bosnjë Hercegovinën, Qipron apo vende të tjera. Unë jam shqiptar dhe dua që kjo çështje të përmbyllet. Jam shokuar në reagimet që kam marrë ditët e fundit, se si shqiptarët i frigohen suksesit të idesë së korrigjimit të kufijve të Kosovës me Serbinë. Si në Kosovë, edhe në Shqipëri, njerëzit janë të angazhuar që suksesi të jetë sa më i vogël në këtë pikë.

Të tjerët që e kanë pasur në ëndërr këtë gjë që të ndodhë, por që nuk po ndodh në kohën e tyre, i gëzohen më shumë mossuksesit. Të tjerët mendojnë se çfarë do bëhet me ne nëse Kosova dhe Shqipëria bashkohen. Ka dhe një grup tjetër që e ka pasur kauzë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe përnjëherë i humbet argumenti dhe të gjithë po ndërtojnë ide destruktive të mossuksesit. Kjo gjë më ka shokuar shumë në këtë diskutim. Kur kam lexuar historinë, kam kuptuar se përse është krijuar një rrëfim për Esat Pashë Toptanin, për Ahmet Zogun, për Ismail Qemalin etj, të cilët janë gjendur realisht në këto situata, në të cilat gjendemi ne sot. Absolutisht ka një ngjashmëri të hatashme dhe kam kuptuar se koncepti kombëtar nuk është pjekur akoma, mbetet një koncept feudal, ku ka shqiptarizëm, por nuk e duan suksesin e shqiptares, por duan suksesin e feudit të tyre. Kjo më ka tmerruar!

BASHKIMI

Serbisë nuk i duhen 24 mijë banorë të Veriut të Kosovës, sepse ajo e di shumë mirë se në çfarëdo varianti, ata 24 mijë banorë pas 10 viteve nuk do jenë asnjë. Nëse Serbia kërkon 1.4 milionë banorët, është Republika Serbska, ku ka 1.4 milionë serbë, pse duhet të flijohemi ne shqiptarët dhe të durojmë pasaktësinë duke u dhënë saktësinë të tjerëve?

Pse duhet të flijohemi ne vazhdimisht për shkak të Bosnjës, apo për shkak të Ukrainës?! Pse duhet të vuajmë ne, 2 milionë njerëz për një gjeopolitikë që realisht është në funksion të tyre, por nuk është në funksion të interesit tonë?! Pse kanë të drejtë serbët të bashkohen me Republika Serbska dhe ne nuk paskemi të drejtën të flasim për bashkimin me Shqipërinë?! Pse?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY