I preku të gjithë me mesazhet e saj, ndërron jetë gazetarja e...

I preku të gjithë me mesazhet e saj, ndërron jetë gazetarja e diagnostikuar me kancer

204
0
Shares

Është ndarë nga jeta gazetarja dhe spikerja  e njohur e BBC Rachael Bland, pasi humbi ‘luftën’ me sëmundjen e pashërueshme të kancerit.

Ditën e djeshme, raportuam se 40-vjeçarja, ishte nënë e një djali të vogël dhe prej dy vitesh ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë.  Gazetarja e njohur e CNN mori vendimin për të shkruar një libër me kujtime, për të birin.

Janë familjarët ata të cilët konfirmuan lajmin të cilët  thanë se në orët e para të mëngjesit të sotëm u nda nga jeta në shtëpi.

Ndërkohë një ditë më parë, ne bëmë dhe publike mesazhin e saj në Twitter, teksa shkruante për ndjekësit e saj se i kanë ngelur vetëm disa ditë jetë,por që rezultoi të ishte shumë herë më pak.

Gazetarja, e cila ka qenë në BBC për më shumë se 15 vjet, është lavdëruar gjerësisht për podcastin “You Me and The Big C” pas trajtimit të kancerit të gjirit.

Ja çfarë shkruante të hënën pasdite në Twitter:

“Në fjalët e legjendës Frank S – kam frikë se koha ka ardhur miqtë e mi dhe papritmas, më kanë thënë që unë kam vetëm disa ditë jetë. Është shumë surreal, faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen që kam marrë.” Debs dhe Lozz do të vazhdojnë me podcastin “You Me and The Big C”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY