DETAJE/Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Spanjë, dyshimet e para

DETAJE/Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Spanjë, dyshimet e para

259
0
Shares

Eshtë mësuar identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë nga një makinë me xhama të errët.

Sipas mediave spanjolle, ai është Fatmir A.,i dënuar më parë për vrasjen e një 26-vjeçari të ndodhur në Cambrils në Shkurt të vitit 2008, shkruan Tv Klan.

Dyshime e para të policisë janë për një hakmarrje ndaj 43 vjeçarit. Shqiptari kishte bërë burg pasi ekzekutoi me armë një 26-vjeçar në një pikë karburanti në Cambrils.

Pas daljes nga burgu, shqiptari jetonte në Reus, në provincën e Tarragona, Katalonjë. Krimi i ndodhur para 10 viteve i cilësua si larje hesapesh për çështje droge dhe prostitucioni.

Tv Klan shkruan se  kanë qenë banorët e zonës që lajmëruan policinë, e cila kur mbërriti në vendngjarje gjeti të shtrirë në tokë dhe të pajetë Fatmir A.

Dëshmitarët u thanë hetuesve se dëgjuan disa të shtëna me armë. 43-vjeçari mendohet se u qëllua nga një person në distancë të afërt. Ky i fundit më pas u arratis me një makinë me xhama të zinj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY