VIDEO/’Veliaj hesht për betonizimin e parkut, ja çfarë duhet të dinë qytetarët...

VIDEO/’Veliaj hesht për betonizimin e parkut, ja çfarë duhet të dinë qytetarët para zgjedhjeve’

117
0
Shares

Në një deklaratë për mediat, Ina Zhupa, zëdhënesja e Partisë Demokratike, ka dënuar heshtjen e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, pas publikimit të fakteve që tregojnë se ai do të ndërtojë në një pjesë të parkut të liqenit artificial në Tiranë.

Ajo thotë se kryebashkiaku del çdo ditë në televizor, po jo për të folur për betonizimin e parkut.

”Sfida ishte publike, por mesa duket e ka të pamundur të mbulojë me gënjeshtra faktet dhe dokumentat për pasurimin e tij dhe të mafias së ndërtimit” thotë Zhupa.

Sipas zëdhënëses, qytetarët duhet të dinë, përpara zgjedhjes, cili është fati i qytetit të tyre dhe pjesës së vetme që furnizon me oksigjen gjithë Tiranën.

Janë disa pyetje të cilat Ina i drejton Erion Veliajt në emër të qytetarëve, për të cilët Erion Veliaj po hesht dhe nuk flet.

Kujtojmë që disa ditë më parë, Partia  Demokratike bëri publike videon ku tregohej gjithë plani i ndërtimit të një kullë me 9 kate në një pjesë të gardës tek parku i liqenit dhe se për çfarë do të shërbente kulla (ambiente zyrash, parkim, banesë etj.)/K.Balliu

Zëdhënësja Ina Zhupa, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 5 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY