Zbulohet historia sekrete e gruas: Ndërroi spermën e burrit me të dashnorit

Zbulohet historia sekrete e gruas: Ndërroi spermën e burrit me të dashnorit

180
0
Shares

Një burrë nga Rusia ka hedhur në gjyq një klinikë të IVF pasi gruaja e tij pranoi se kishte ndërruar spermën e tij me atë të dashurit të saj gjatë trajtimit.

Maxim Anokhin zbuloi se djali i tij njëvjeçar nuk ishte fëmija i tij biologjik. Yana Anokhina, 38 vjeç, thuhet se i kishte thënë klinikës se donte që burri që ajo dashuronte të ishte babai, por la burrin e saj të paguajë për shpenzimet dhe ia mbajti sekret këtë gjë për vitin e parë të lindjes.

Z. Anokhin paditi me sukses  klinikën e Moskës, e cila lejoi shkëmbimin dhe i dha 4.600 euro në kompensim për dëmet e tij morale dhe financiare.

“I besova gruas time”, tha ai. Zonja Anokhina nuk ka folur për shkëmbimin, por raportet thonë se ajo dëshironte që babai i foshnjës të ishte njeriu që donte – jo bashkëshorti i saj.

Testet e ADN-së vërtetuan se z. Anokhin nuk ishte babai dhe kjo e nxiti atë të hedhë në gjyq Qendrën Mjekësore Kulakov e cila siguroi trajtimin IVF. Znj. Anokhina është aktualisht në një marrëdhënie me babain biologjik të fëmijës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY