Paloka për Ramën: Guxon të krahasohet me Shën Terezën, ky që shkriu...

Paloka për Ramën: Guxon të krahasohet me Shën Terezën, ky që shkriu të varfërit për luksin e tij

93
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një status në rrjetin social facebok, ka ironizuar mesazhin e sotëm të kryeministrit Rama në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Rama deklaroi se ”udhëhiqet në rrugën e tij nga fjalët e Shën Terezës” por këtë guxim s’mund ta marri ai që fle me krimin në krevatin e pushtetit, shkruan Paloka.

Sipas tij, Rama nuk mund ta krahasojë veten me Nënë Terezën, e cila shkriu gjithçka për të varfërit, ndërsa kryeministri thotë Paloka, shkriu të varfërit për luksin e tij.

Lexoni reagimin e plotë të tij 

BESTEMMIA

Rama deklaron se “udhehiqet ne rrugen e tij” nga fjalet e Shen Terezes!!!
Asnje politikan , me i miri qofte, nuk mund te bej anatemim te tille ndaj shenjtores shqiptare. Imagjinoni qe kete guxim e merr Rama, ai qe fle me krimin ne krevatin e pushtetit. 

Shen Tereza shkriu gjithshka per te varferit dhe te pamundurit, ky shkriu te varferit dhe te pamundurit per luksin e tij dhe guxon te thote se drejtohet ne rrugen e tij nga fjalet e shenjtores.

Ky, qe u mburr se mori charterin per te bere foto me Ronaldon , si te ishte biri adoleshent i ndonje sheiku dhe jo kryeministri i vendit me te varfer ne Evrope…
E cfare beri me pas “ky ndjekes i shen Terezes”? 

Pasi mori mallkimet e gjithe shqiptareve te varfer per shfaqjen me foton e Ronaldos, papritur , nen dritat e prozhektoreve dhe kamerave “zbuloi” nje familje qe jetonte ne mjerim dhe vendosi ta “ndihmonte”.

Prape “harroi” se eshte kryeminister i ketij vendi e jo ndonje miliarder qe qetson shpirtin duke bere bamiresi ne raste festash. E per me teper kur kete “bamiresi” e ben me parate tona, taksat tona ( se te vetat nuk i prek) dhe e shet me media si kulmin e miresise se kryeministrit. 

E guxon te krahasohet me Shen Terezen…

E vetmja gje qe mund ti bej shqiptaret ti shohin ne te njejtin prizem keto dy personazhe, eshte nje mesim qe na jep realiteti; se i njejti popull i vogel lind dhe Shen Terezen po lind dhe ekstremin e kundert .

Rama mund te thote ne kete rast se dhe Djalli (Luciferri, Satanai) ishte nje prej engjejve…

K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY