Trafikonin shqiptarët ilegalisht drejt Anglisë, shkatërrohet banda italo-shqiptare

Trafikonin shqiptarët ilegalisht drejt Anglisë, shkatërrohet banda italo-shqiptare

112
0
Shares

Një bandë italo-shqiptare që merrej me emigracion të paligjshëm është shkatërruar nga policia italiane.

Mësohet se ata kishin krijuar një rrjet komunikimi dhe lëvizjesh mes Italisë dhe Britanisë së Madhe për ti lejuar qytetarëve shqiptarë që të mbërrinin në mënyrë të paligjshme në vendet britanike kundrejt pagesave të majme.

Policia italiane arrestoi në Romë tetë persona shqiptarë dhe italianë në një operacion me emër “kulla e urës”. Të tetë akuzohen për favorizim të emigracionit të paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh.

Në aksionin në fjalë u përfshi edhe Policia Metropolitane në Londër. Deri më tani nuk dihen detaje nga operacioni në fjalë, si dhe identitetet e personave të arrestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY