DETAJE/Blinda dhe snajpera kudo në Shkodër, policia kontrolle banesave në Dobraç

DETAJE/Blinda dhe snajpera kudo në Shkodër, policia kontrolle banesave në Dobraç

207
0
Shares
Kontroll policia në Shkodër Burimi:Fax News

Qyteti i Shkodrës tashmë ka marrë tjetër pamje. Kudo sheh vetëm blinda dhe snajpera.

Mësohet se së fundmi, po zhvillohet një aksion i madh që prej orëve të para të mëngjesit pas ngjarjeve kriminale. Kontrollet janë duke u zhvilluar nga forcat e Reneas.

Aksioni ka nisur në orën 5 të mëngjesit dhe kryesisht janë përqëndruar në Dobraç, në lagjen Kiras dhe kontrollet po bëhen dhe brenda banesave të shumta. Akoma nuk dihet nëse ka të arrestuar, lidhur me ngjarjet e rënda që kanë goditur Shkodrën ditët e fundit.

Kujtojmë se ndodhën 6 vrasje dhe rezultojnë të humbur 2 vetë dhe shumica janë pa autorë. Kujtojmë gjithashtu se presioni i opozitës ka qënë shumë i madh ku dy ditë më parë deputetët e PD-së dhe të LSI-së u zhvendosën në Shkodër për të bërë Kuvendin e tyre, pasi sipas opozitës qytetarët po jetojnë mes terrorit dhe krimit.

Ndërkohë aksione të tjera, janë duke u zhvilluar dhe në qytetet e Lezhës, Elbasanit,Tiranës dhe Vlorës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY