Shqiptarja i zhvat 70 mijë euro ish-të dashurit 70 vjeçar, derisa i...

Shqiptarja i zhvat 70 mijë euro ish-të dashurit 70 vjeçar, derisa i moshuari i bën gjëmën

150
0
Shares

Një grua shqipare e moshës 48 vjeçare i ka zhvatur nje shtetasi italian në moshën 70 vjeçare plot 70 mijë euro.

Ngjarja e cila i ka rrënjët vite më parë është raportuar këtë të martë nga media italiane, pasi policia e ka arrestuar shqiptaren nën akuzën e kërcënimit dhe zhvatjes.

Historia e tyre e “fshehtë” kishte nisur vite më parë, por në 2014, gjithçka merr fund mes të dyve. Ai që e përfundon lidhjen ka qenë shtetasi italian, vendim që shqiptarja nuk e ka pranuar. Gruaja ka nisur ta kërcënojë italianin e moshuar, se nëse nuk i jep para, atëherë ajo do t’i tregojë gruas së italianit.

I moshuari pranon që për heshtjen e 48 vjeçares të japë në këmbim një shifër prëj 1 mijë deri në dy mijë eurosh në muaj. Historia ka zgjatur për shumë vite në këtë mënyrë, derisa i moshuari ka vendosur që të mos i japë më para. Ditën që duhet t’i jepte “haraçin” e rradhës, i moshuari ka shkuar përkundrazi në policinë e Romës, ku i ka treguar të gjitha.

Për pasojë, 48 vjeçarja shqiptare nuk mori dot paratë por një palë pranga nga ana e policisë së kryeqytetit italian.

Nje ngjarje u stis nga ana e karabinierëve, të cilët e lanë të moshuarin qe të shkonte si përherë për t’i dhënë paratë gruas. Në momentin e shkëmbimit, 48 vjeçarja është kapur në flagrancë nga ana e policisë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY