Kush është emigranti shqiptar që shpëtoi dhjetëra njerëz nga zjarri dhe mori...

Kush është emigranti shqiptar që shpëtoi dhjetëra njerëz nga zjarri dhe mori nënshtetësinë greke

203
0
Shares

Një emigranti shqiptar në Greqi do t’i jepet nënshtetësia greke në shenjë nderimi për kontributin e tij gjatë zjarrit në Atikën Lindore më 23-24 korrik.

Ai është Agim Cufe nga Levani i Fierit, që jeton në Mati, zonën që u thuajse u shkatërrua nga zjarri, dhe ku humbën jetën 98 njerëz.

Edhe pse nga zjarri rrezikonte gjithë familja e tij dhe banesa iu dogj krejtësisht, Agimi, me një skaf, shpëtoi dhjetra jetë njerëzish, siç thuhet dhe në njoftimin e ministrisë së Brendshme greke, ku shtohet se të njëjtin akt bënë edhe dy emigrantët egjiptinë. Edhe ata do të marrin nënshtetësinë greke.

Ministria e Brendshme bën të ditur se dekreti për dhënien e nënshtetësisë Honoros Causa tre emigrantëve që jetojnë prej vitesh në Greqi, është hartuar nga ministri dhe do t’i dërgohet për firmë presidentit të republikës, siç parashikon procedura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY