Nard Ndoka thirrje qytetarëve: Tunduni o popull, kjo qeveri po na vendos...

Nard Ndoka thirrje qytetarëve: Tunduni o popull, kjo qeveri po na vendos vijën e zezë!

135
0
Shares

Deputeti i opozitës, Nard Ndoka thotë se partitë opozitare kanë vendosur “vijën e kuqe” në letër qeverisë.

Ndoka“Opozita e Bashkuar” vendosi në Shkodër vijën e kuqe në letër; koha për ti rënë vizë qeverisë e kuvendit! Tunduni o popull, nëse nuk lëvizim shpejt e fort; kjo qeveri po i vendos vijën e zezë këtij vendi!

Reagimi vjen ndërkohë që sot në Shkodër, kryetari i PD-së, Lulzim Basha nisi takimet me strukturat në rrethe për t’iu përgjigjur asaj që ai e quan sfidës jetike të vendit, çlirimit të qeverisë nga krimi.

Basha: Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie. Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej ketij takimi, puna duhet të nisë derë me derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY