‘Rama nuk jep shpërblim për mësuesit, por i torturon me urdhër në...

‘Rama nuk jep shpërblim për mësuesit, por i torturon me urdhër në dreka partie’

63
0
Shares

Luçiano Boçi, kreu i Departamentit të Arsimit në Partinw Demokratike ka folur për atë që ai e kaquajtur “skandal”: “Drekën me urdhër për mësuesit e Kombinatit me Saimir Tahirin.”
“Skandaloze ajo që ndodhi dje me mësuesit e Tiranës e po ndodh edhe sot me ato të Kamzës! Në vend që Rama t’i japë mësuesve shpërblimin e fundvitit, siç i takon dhe e kërkon kodi i punës e kontrata kolektive, u imponon atyre një lëmoshë-drekë me Ministrin e Brendshëm, sipas kodeve partiake.
Në vend që t’i lënë pak rehat, të shijojnë së paku pushimet e Krishtlindjeve e Vitit të ri, mësuesit i rreshtojnë me zor, me pjata para, për të përtypur propagandë e fushatë elektorale pa hesap, sipas kodeve të arrogancës” tha Boçi .
Dhe jo vetëm kaq.  Ministri i Brendshëm, nuk heziton të pozojë para të gjithë mësuesve, me njerëz të arrestuar vetëm para një viti, sipas kodeve të mafias. Të arrestuar, pikërisht për krim ndaj vetë policisë së shtetit e tani të emëruar nga Rama mësues, siç është rasti i fotos me Ermal Myrton.
Rama me Ministrin e tij të brendshëm, hapur përqafojnë krimin, promovojnë krimin dhe mbështesin krimin. Rama dhe Ministri i tij janë përkrah Elvis Roshit, Armando Prengës e Ermal Myrtos. Rama dhe krimi janë sot një e të pandarë. Largimi i Ramës, është largim i krimit nga politika,” theksoi Boçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY