Vazhdon procesi ndaj kreut të Gjykatës Kushtetuese, kush e ka në dorë...

Vazhdon procesi ndaj kreut të Gjykatës Kushtetuese, kush e ka në dorë karrierën e tij

105
0
Shares

Është hedhur shorti i gjyqtarëve që do të shqyrtojnë gjithë procesin ndaj kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Kjo vjen menjëherë pas depozitimit të ankesës së ONM-së e cila ishte kundër vendimit të Komisionit të Pavararur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të kreut të Kushtetueses.

Gjyqtari Bashkim Dedja i cili kaloi vettingun, do ti duhet që të përballet dhe me Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Sot mësohet se në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR ) Nr. 10/2018, datë 31.07.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit nr. 24, datë 13.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja.

“Sot, në datën 04.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes”- thuhet në njoftim.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë:

Kryesues:        Ardian Hajdari

Relator:            Luan Daci

Anëtarë:          Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY