Prindërit e 11 vjeçarit me sëmundje të rrallë në Përmet kërkojnë vetëm...

Prindërit e 11 vjeçarit me sëmundje të rrallë në Përmet kërkojnë vetëm një shtrat për të

65
0
Shares

Ai është vetëm 11 vjeç, por sëmundja e ka detyruar që jetën e tij ta kalojë në shtrat mes vuajtjesh të mëdha fizike dhe pamundësisë për të folur apo lëvizur. Rei, 11-vjeçari nga Përmeti, është djali i madh i familjes Roçi.
I sëmurë me sindromën “West”, një sëmundje e rrallë dhe e pashërueshme ai e ka të pamundur të lëvizë apo të flasë.
Prindërit e tij përballen çdo ditë me gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale, ndërsa kanë si të ardhura vetëm pagesën e invaliditetit të të birit, një shifër që shkon në 25 mijë lekë në muaj.
Kryefamiljari punon ku të mundet dhe situata e rëndë financiare bën që ata të përgjysmojnë mjekimin e të birit duke mos i dhënë atij dozën e plotë të ilaçeve të rekomanduara nga mjeku.
E vetmja ndihmë që kërkojnë prindërit e 11-vjeçarit është një krevat i përshtatshëm për të birin e sëmurë, pasi tashmë e kanë pothuajse të pamundur ta lëvizin, shto dhe faktin që fëmija ka dhimbje të forta pas çdo lëvizjeje.
Rei është prekur nga sëmundja “west” disa ditë pas lindjes, dhe prindërit fajësojnë mjekët për neglizhencë pasi nuk i dhanë oksigjen. Janë pakta rastet ku fëmijët si Rei i mbijetojnë kaq gjatë kësaj sëmundjeje falë përkujdesjes dhe sakrificave të prindërve .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY