A do t’i ulë në një tavolinë Bashën dhe Ramën? Ruçi kthen...

A do t’i ulë në një tavolinë Bashën dhe Ramën? Ruçi kthen përgjigje

130
0
Shares

Gramoz Ruçi, kryetari i Kuvendit, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët për të diskutuar rreth çështjeve të fundit dhe ajo që pritet të ndodhë në vijim në seancat parlamentare.

Ruçi u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të cilët kanë sjellë në vemendje dhe shtyrjen e afatit për marrjen e vendimit për dekretin e ligjit për teatrin në 20 shtator. Lidhur me këtë, Ruçi është shprehur se kjo nuk është një shtyrje e  kalimit të projektligjit në Kuvend, po vetëm disa ditë më shumë kohë për deputetët që të njihen me arsyetimin e Metës për mosprishjen e Teatrit.

‘’Unë nuk e di qëndrimin që do të mbajë mazhoranca për këtë çështje, po unë këtu jam në cilësinë e kreut të Kuvendit, dhe kam të drejtën e  votës për këtë çështje. Unë jam në mbështetje që ky projektligj që është kthyer nga presidenti të rishikohet, dhe deputetët të kenë gjithë kohën e nevojshme”, tha Ruçi.

Ndërsa pyetjes së gazetares Ambrioza Meta, nëse do të ndërmerrte një nismë për të ulur në një tavolinë dhe për të arritur një marrëvesheje mes dy krerëve të partive kryesore në Shqipëri, Ruçi shprehet mjaft i hapur dhe inkurajues për takime të tilla.

Ruçi shprehet se e vlerëson takimin, pasi negociatat janë rruga e vetme për të pasur një demokraci funskionale dhe se kjo gjë duhet të ndodhë sa më shpejt.

“Unë e vlerësoj takimin, dialogu, negociatat pasi janë rruga e vetme për të pasur një demokraci funksionale. Ka ardhur dita qe aktorët politikë duhet të kuptojnë që ka gjëra që na ndajnë si lufta për pushtet, por gjëra që na bashkojnë, si interesat kombëtare të vendit që janë të shumta , mënyra e komunikimit qoftë direkte, qoftë indirekte,  mediatike jo mediatike, duhet te kthehen në normalitet. Sa më shpejt ky takim, apo dialog aq më mirë.” ka thënë Ruçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY