Vrasja e punonjësit brenda ndërtesës së Shërbimit Sekret në Kosovë, kush ishte...

Vrasja e punonjësit brenda ndërtesës së Shërbimit Sekret në Kosovë, kush ishte viktima

99
0
Shares

Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e një punonjësi të shërbimit të Inteligjencës Kosovare.

Prokuroria e shtetit të Kosovës ka informuar se vrasja ka ndodhur në lokalin e AKI-së dhe jo në zyrë. Mësohet se rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.

Personi i plagosur ishte punonjës në barin e lokalit brenda Agjencisë dhe nuk ka arritur ti mbijetonte plagëve në trup duke ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

 “Ky rast ka ndodhur në AKI. Është vrarë një person. Jemi duke hetuar rastin, por meqë është në AKI, situate është më e vështirë për t’u hetuar”, ka thënë Ibrahim Berisha zv.kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas gazetës Express i dyshuari për vrasjen është një 40 vjeçar me inicialet V.I. Agjencia Kosovare e Inteligjencës deklaroi se vrasja ndodhi mëngjesin e sotëm brenda objektit të së njëjtës agjenci.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY