LAJM I FUNDIT/E rëndë në Prishtinë, vritet brenda në zyrë punonjësi i...

LAJM I FUNDIT/E rëndë në Prishtinë, vritet brenda në zyrë punonjësi i shërbimit inteligjent

153
0
Shares

Një vrasje ka ndodhur paraditen e sotme në ndërtesën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ose ndryshe shërbimit informativ në Prishtinë.

Sipas KALLXO.com, mësohet se një punëtor sigurimi ka qëlluar me armë ndaj një punëtori të shërbimit në këtë ndërtesë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

 Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, deklaroi për KALLXO.com se një i plagosur që ka ardhur nga incidenti në AKI, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

 Ibrahim Berisha, Zëvendës Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, e ka konfirmuar këtë vrasje.
“Ka ndodhur një vrasje në ndërtesën e AKI-së. Viktima ka vdekur nga plagët. Prokurori tash do të dalë në vendin e ngjarjes. Detajet mund t’i japim më vonë”, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY