Seancë e jashtëzakonshme sot në parlamentin e Kosovës, çfarë pritet të ndodhë

Seancë e jashtëzakonshme sot në parlamentin e Kosovës, çfarë pritet të ndodhë

101
0
Shares

Këtë të martë, Kuvendi i Kosovës ka caktuar një seancë të jashtëzakonshme.

Seanca do të thirret pas kërkesës së Qeverisë, për të miratuar ekipin negociator për dialogun me Serbinë.

Seanca do të nisë në orën 9, ndërsa një orë më pas Kuvendi vazhdon punimet në orën 10:00 me seancën tjetër të jashtëzakonshme në lidhje me  “angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’ në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”, sipas gazetës Express.

Por, ende nuk dihet nëse partitë politike në pushtet do të marrin pjesë në këtë seancë.

Përfaqësuesit e këtyre partive thonë se para fillimit të seancës do të zhvillojnë takime të grupeve parlamentare dhe do të vendoset për hapat që do të ndërmerren.

Për mbajtjet e seancës së jashtëzakonshme kërkohen prania e 60 deputetëve, kurse për miratimin e një rezolute duhen minimumi 61 vota. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve më 7 shtator.

Të dy presidentët, kohët e fundit kanë folur për mundësinë e korrigjimit të kufirit mes dy shteteve, e cila, sipas presidentit Thaçi, mund të jetë pjesë e marrëveshjes eventuale të paqes mes Prishtinës dhe Beogradit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY