Deklarata e fortë: Kjo qeveri tallet, i trajton mësuesit si argatë…

Deklarata e fortë: Kjo qeveri tallet, i trajton mësuesit si argatë…

173
0
Shares

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë në deklaratën e saj  akuzon qeverinë shqiptare se po tallet me mësuesit.

KSSH i ka bërë thirrje qeverisë “të mos ngatërrojë armatën e mësuesve më armatën e militantëve.”

Sipas saj, Ministrja e Arsimit Nikolla, premtoi rritje page prej 20% për të gjithë mësuesit, por premtimi i MASH mbeti vetëm në letër.

Ndërkohë që ende mbetet i pazgjidhur problemi i punonjësve dhe sigurisë dhe punonjëseve sanitare që punojnë në të zezë.

Deklarata e plotë e KSSH:

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, premtoi rritje page prej 20% për të gjithë mësuesit, por premtimi i MASH mbeti vetëm në letër.

Kjo tallje vjen në një kohë kur çdo muaj hidhen miliona lekë investime për zyra dhe makina luksoze për drejtorët e administratës.

Kjo qeveri ashtu si e mëparshmja po e trajton armatën e mësuesve më atë të militantëve të partive politike, që i trajtojnë si argatë.

Kjo panoramë duhet të marrë, teksa Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon qeverisë Rama të mbajë premtimin për rritjen e pagave për arsimtarët.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë denoncon abuzimet që bëhen me botimin e librave dhe më procesin e shpërndarjes tyre.

Ndërkohë ende mbetet i pazgjidhur problemi i punonjësve dhe sigurisë dhe punonjëseve sanitare që punojnë në të zezë.

Edhe këtë vit shkollor transportimi i nxënësve në shkollat rurale do mbetet në mëshirë të fatit, ndërsa prioritet do kenë fasadat dhe aktivitetet e LGBT-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY