Gjendet gomonia e vjedhur në shtëpinë e ish-deputetit, arrestohen nipat e gruas...

Gjendet gomonia e vjedhur në shtëpinë e ish-deputetit, arrestohen nipat e gruas së tij

384
0
Shares
Foto Ilustruese

Gjatë një operacioni policor janë arrestuar në Sarandë dy të afërm të ish-deputetit të PS Eduard Ndocaj, të cilët akuzohet se vidhnin mjete lundruese, gomone, në ishullin e Korfuzit dhe më pas i sillnin në Shqipëri.

Dy personat e arrestuar nga policia dhe prokuroria e Sarandës janë të miturit F.Lleshaj 17 vjeç nga Mirdita por banues në fshatin Shëndëlli Sarandë dhe A.Dedaj 15 vjeç lindur në Rrëshen dhe banues në Shëndëlli Saranda.

Të dy këta persona,së bashku me shtetasin tjetër të arrestuar në Greqi, 20-vjeçarin Kristi Dedaj, mësohet të jenë të afërm të ish-deputetit Ndocaj. Burimet policore thanë se të arrestuari janë djemtë e baxhanakut të Ndocaj, ose nipat e gruas së këtij të fundit.

Mësohet se gjatë operacionit policor, në Korfuz të Greqisë është arrestuar dhe një person i katër 17-vjeçari L.Prenga banues në fshatin Shëndëlli.

 Gomonia e vjedhur në shtëpinë e Ndocaj
Teksa policia e Sarandës ka vënë në zbatim operacionin e koduar “Butrinti”, ka arritur në bashkëpunim me policinë Greke, të sekuestrojë 5 mjete lundruese, gomone, të cilat janë vjedhur nga katër personat e sipërcituar.

Një burim pranë policisë së Sarandës, tha se njëra nga gomonet e vjedhura është gjetur në shtëpinë e ish-deputetit Ndocaj, në fshatin Shëndëlli. Pikërisht në shtëpinë e Ndocaj, policia tha se veç gomones, personat e arrestuar kishin strehuar dhe sende të tjera, si motorë skafi, dhe sende të tjera që dyshohet se i kanë vjedhur në Greqi.

Banesa ende e papërfunduar e Ndocaj, është deklaruar nga ky i fundit dhe në deklaratën e pasurisë të tij në kohën kur ushtronte funksionin e deputetit në qarkun e Lezhë/shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY