Adriatik Llalla “përforcon” strukturën e Dekriminalizimit, “fut në forcë” edhe shokun e...

Adriatik Llalla “përforcon” strukturën e Dekriminalizimit, “fut në forcë” edhe shokun e Erion Veliajt

213
0
Shares

Struktura e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme është duke verifikuar formularët dhe për 12 deputetë të parlamentit pasi ka të dhëna se ata kanë fshehur probleme me ligjin që kanë pasur jashtë vendit.
Ky fakt konfirmohet për Report Tv nga kjo njësi, pjesë e secilës prej pak javësh është bërë dhe kreu i prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha duke e çuar nga 2 në 3 numrin e prokurorëve në këtë njësi.
Viti 2017 tashmë zyrtarisht është vit elektoral dhe garuesit për 140 vendet në parlamentin e ri do ti nënshtrohen ligjit të Dekriminalizimit.
Për këtë arsye struktura e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka pësuar ndryshime ku nga dy prokuror tashmë kjo zyrë ka 3 të tillë.
Report TV ka mësuar se pjesë e kësaj strukture prej 3 javësh pas largimit të prokurorit Madrid Kullolli janë bërë prokurorja Alma Muça dhe prokurori Petrit Fusha.
Drejtues të kësaj njësie vazhdon të jetë prokurorja Rovena Gashi e cila ka qenë dhe më parë në njësinë e Dekriminalizimit.

Por si u bë Petrit Fusha pjesë e Dekriminalizimit?

 

petrit fusha - erion veliaj1

Erion Veliaj dhe Petrit Fusha

Prej më shumë se 1 muaj kreu i prokurorisë së Tiranës me dekret të presidentit është emëruar prokuror në prokurorinë e përgjithshme.
Aktualisht Petrit Fusha vazhdon të mbajë dhe postin e kreut të akuzës së kryeqytetit por në këtë post ai është i komanduar deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri.
Burime nga struktura e Dekriminalizimit në prokurorinë e përgjithshme sqaruan se janë duke kryer verifikime dhe mbi formularët e 12 deputetëve të parlamentit aktual pasi kanë të dhëna se disa prej tyre kanë fshehur dënime të marra jashtë vendit.

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY